Konfirmohet një specie e re humane. Kërkuesit e kanë quajtur Homo Juluensis, ka jetuar në Kinë rreth 300 mijë vite me parë, kishte kokën rreth 40% më të madhe se Homo Sapiens, dhëmbë shumë më të mëdhenj, dhe mendohet se mbijetoi vetëm 50 mijë vite në planet.
Shkaqet e zhdukjes se kësaj specieje, sipas kërkuesve, mendohet të kenë qenë si pasojë e të ftohtit ekstrem, pasi në atë përiudhë Toka përjetoi disa epoka akullnajore.
Mendohet se kjo specie arkaike humane jetonte në grupe të vogla, ishin gjahtarë kuajsh të egër, dhe nga kjo kafshë jetonin, pasi përdornin mishin për ushqim, kockat, lëkurën për t’u mbuluar dhe rezistuar të ftohtit, dhe përdornin vegla primitive guri.
Deri tani janë analizuar 16 individë të gjetur, dhe kanë të njëjtat karakteristika, veçanërisht kafka shumë e madhe, në krahasim edhe me hallkat e tjera të zinxhirit human, si njeriu Neandertal, Homosapiens, por duket se ka ngjashmëri me Njeriun e Denisoves.
Mbi këtë të fundit dihet ende shumë pak, por jetonte në zonat e Siberisë në një periudhë prej 280 mijë – 30 mijë vite më parë dhe mendohet se dy specie mund të jenë mjaft të ngjashme.
Klan News