Zbulohet një tjetër vatër e gripit të shpendëve në Shqipëri. Në fshatin Valare të Gjirokastrës janë groposur rreth 20 pula oborri pas konstatimit të virusit nga ana e specialistëve të Institutit të Veterinarisë në Tiranë.
Menjëherë u morën masat dhe u realizua dhe dezinfektimi dhe izolimi i zonës.
Në Gjirokastër kjo është vatra e parë e gripit të shpendëve. Teksa më herët raste janë zbuluar raste edhe në Zall Herr, Nartë, Paskuqan dhe në Lagunën e Karavastasë. Influenca Aviare është një sëmundje virale që prek shpendët, që nga ata shtegtarë e deri tek ato shtëpiake.
Tv Klan