Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Demokratët kanë fajësuar agjentët e shërbimit sekret, të cilët sipas tyre gjendeshin në mes të protestuesve, për thyerjen e xhamave të kryeministrisë. Zëdhënësi Paloka, deklaroi se partia e tij dispononte pamje filmike të këtyre personave të pajisur me radio dhe pistoleta. Sipas Palokës, protestat e PD, do të shtrihen në të gjithë vendin dhe provokatorët do të marrin përgjigjen e merituar.

Lidhur me deklaratën e kryeministrit Meta, për arrestimin e shkelësve të ligjit, Paloka u shpreh, se qeveria nuk mund të arrestojë dot të gjithë demokratët, pasi ata janë shumë.

Edi Paloka:- “Midis radhëve të protestuesve gjendeshin edhe agjent të shërbimit sekret, të cilët komandoheshin direkt nga Fatos Klosi, para kryeministrisë. Ne kemi të dokumentuara edhe me pamje filmike praninë e këtyre personave të pajisur me radio dhe pistoleta në mes të protestuesve”.

Ndërkohë forcat e policisë të komisariatit nr.1 në Tiranë kanë arrestuar shtetasit, të cilët akuzohen për thyerjen e xhamave të kryeministrisë./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame