Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Kryeministri Meta qëndron mbi grupimet në Partinë Socialiste. Zëdhenësi i qevrisë Gëllçi tha sot se kryeministri as nuk blen dhe as nuk shet ministra. Për ushtarët grek Gëllçi tha, se shtyrja e afatit që qendrimit të tyre në Shqipëri nuk është miratuar ende nga qeveria.
Kabineti Meta kërkon që kompania greke të kthehet në forcë logjistike nëpërmjet një marrëveshje mes dy ministrive të mbrojtjes.
Thoma Gëllçi, Zëdhenësi i Qeverisë:- “Jam i autorizuar të deklaroj në emër të kryeministrit Meta se kryeministri gjatë gjithë detyrës së tij është përpjekur të ngrihet mbi grupimet në PS dhe ndarjet e kohëve të kaluara në këtë parti. Kryeministri Meta as shet dhe as ble njeri dhe ata që kanë punuar me të e dinë mirë këtë veçori të tij”.
Përsa i përket festimeve të 1 vjetorit të Çlirimit të Kosovës, Gëllçi tha, se ende nuk ka të dhëna për qeveritarët që do të marrin pjesë në këto festime. Sipas tij vizita e Berishës do të destabilizonte situatën politike në Kosovë./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame