Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se po vazhdon “sulmet e terrorit” në tokën e tyre, në një kohë kur SHBA dhe Europa përpiqet për paqe mes tyre.
“Ukraina është duke luftuar për një jetë normale dhe të sigurtë që e meriton, për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme . Ne duam që kjo luftë të mbarojë, por Rusia nuk e do dhe po vazhdon sulmet e terrorit. Javën e shkuar u sulmuan më shumë se 1050 avionë, pothuajse 1300 bomba dhe 20 raketa balistike u hodhën mbi Ukrainë duke vrarë njerëz dhe shkatërruar qytete.
Nëse doni të bisedoni, mos i godisni njerëzit me raketa balistike. Ne kemi nevojë që bota të jetë e bashkuar dhe fortë që të ndalojmë Putinin”, shkruan Zelensky në reagimin e tij.
Autoritetet ukrainase thanë se në 24 orët e fundit nga sulmet ruse në qytetin e Donetsk mbetën të plagosur 5 persona dhe u shkatërruan dhjetëra shtëpi.
Ndërsa në qytetin e Kherson mbetën të vrarë 5 njerëz, 13 të tjerë u plagosën përfshirë edhe tre policë që tërhiqnin trupin e një 63-vjeçari që mbeti i vrarë nga sulmi me dronë.
/tvklan.al