Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy tha këtë të martë se lufta me Rusinë do të përfundonte me dialog, por Kievi duhet të jetë në një një pozicion të fortë para se të ulej në tryezën e bisedimeve. Zelenskiy tha se do t’i paraqiste një plan për fundin e luftës presidentit amerikan Joe Biden dhe dy pasardhësve të tij të mundshëm. Sipas tij edhe inkursioni në 3 javon në rajonin rus të kurskut ishte pjesë e kësaj strategjie.
Në terren vijon breshëria e raketave dhe dronëve rusë mbi Ukrainë që nuk u ndal për të dytën natë radhazi.
3 persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën nga një valë sulmesh që këtë herë u përqëndruan në Krivi Rih, qytetin e lindjes së presidentit Volodymyr Zelenskiy.
Sulmet shkatërruan një hotel në qendër të qytetit, ku rusët pretendonin se fshiheshin objektiva të ushtrisë ukrainase. Zyrtarë të ushtrisë së Keivit thanë se kishin shkatërruar në ajër mbi 60 dronë shpërthyer dhe raketa ruse. Ndërsa ushtria ruse njoftoi se lëshoi drejt Ukrainës 10 raketa dhe 81 dronë, natën e kaluar.
Sulmi pason atë të orëve të para të së hënës që goditi të gjithë qytetet e mëdhenj të Ukrainës përfshirë edhe Kievin dhe ku humbën jetën 6 persona. Sulmi me 100 raketa dhe mbi 100 dronë shpërthyes, konsiderohet si më i madhi në më shumë se dy vite luftë në Ukrainë.
Tv Klan