Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenski me ane të një postimi në rrjetet sociale bën të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.
“Sapo bisedova me kryeministrin shqiptar Edi Rama, një mik i madh i Ukrainës, për Samitin e ardhshëm të Paqes dhe e falënderova për konfirmimin e pjesëmarrjes së Shqipërisë”, shkruan Zelenski.
Samiti i Paqes pritet të mbahet në Zvicër ku deri më tani e kanë konfirmuar pjesëmarrjen 50 shtete.
Tv Klan