Pas vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump për të ndëprerë ndihmën për Ukrainën, kryeministri i Ukrainës ka deklaruar se vendi i tij është “i vendosur” të vazhdojë bashkëpunimin me SHBA- në.
Denys Shmyhal është shprehur gjithashtu se Ukraina do të rrisë prodhimin e armëve dhe është “gati të nënshkruajë” marrëveshjen e SHBA-së për mineralet që Donald Trump ka kërkuar.
“Ne ukrainasit nuk kemi zgjidhje tjetër. Ne kemi besim se po furnizojmë ushtrinë tonë me gjithçka të nevojshme, pavarësisht nga rrethanat”, tha kryeministri ukrainas Shmyhal.
Ai ftoi palën amerikane për firmosjen e marrëveshjes, duke nënvizuar se duhet ndihma ushtarake amerikane për të shpëtuar mijëra jetë njerëzish. Shmyhal gjithashtu i shprehu mirënjohjen Evropës për mbështetjen dhe vlerësoi planet e shpallura nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për një financim shtesë prej 800 miliard Eurosh për mbrojtjen evropiane.
Nga ana tjetër Kryeministri çek, Petr Fiala, ka deklaruar se ky vendim “thekson nevojën urgjente për një ndryshim thelbësor në politikën aktuale të Evropës”.
Në një postim në X, Fiala theksoi se Evropa duhet të “forcojë aftësitë e saj ekonomike dhe ushtarake dhe të marrë përgjegjësinë e plotë për sigurinë e saj”.
Rozhodnutí prezidenta Trumpa jen ukazuje naléhavost změny dosavadní evropské politiky.
— Petr Fiala (@P_Fiala) March 4, 2025
Musíme být silnější, ekonomicky i vojensky, musíme se začít starat o vlastní bezpečnost, musíme dát do obrany více peněz. Starat se o vlastní bezpečnost také znamená podporovat ještě silněji…
Gjithashtu, Kryeministri polak Donald Tusk u shpreh ky vendim e vë Evropën, Ukrainën në një pozitë të vështirë.
Nga ana tjetër teksa Ukraina tani ndodhet në një udhëkryq, Rusia vlerëson vendimin e Donald Trump, duke thënë se ai “mund ta shtyjë me të vërtetë regjimin e Kievit drejt një procesi paqeje”.
Klan News