Uashingtoni pezullon çdo ndihmë ushtarake për Ukrainën, një vendim që nxit Bashkimin Europian të hedhë një hap të rëndësishëm drejt shkëputjes nga varësia prej Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen.

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë konfirmuan në kushte anonimati për mediat, pezullimin e ndihmës për Kievin, në funksion të nxitjes së presidentit Volodimir Zelenski të ulët në bisedimet e paqes me Rusinë, me nismën e presidentit amerikan Donald Trump.

Vendimi pason për përplasjen e javës së kaluar mes Donald Trumpit dhe Volodimir Zelenskit në Shtëpinë e Bardhë.

Në Kiev, ky vendim konsiderohet i rrezikshëm për të ardhmen e vendit. Kryeministri ukrainas i bëri thirrje Donald Trumpit që ta marrë me qetësi.

Sigurisht që mbështetemi tek ndihma e amerikanëve. Do të vazhdojmë të punojmë me Presidentin Trump dhe administratën e tij në një mënyrë të qetë përmes kanaleve diplomatike për një paqe të ndershme dhe afatgjatë në Ukrainë dhe kontinentin europian”.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë burimi më i madh i mbështetjes financiare për Kievin deri më tani, përballë luftës ruse.

Ndërsa presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen propozoi këtë të martë rritjen me mbi 2 herë të shpenzimeve ushtarake në 800 miliardë Duro, për të forcuar mbrojtjen përballë rrezikut rus, tani që administrata Trump po tërhiqet si garant i sigurisë.

Tv Klan