Nën masa të rrepta sigurie Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky u rikthye në alpet zviceriane në qytezën e Davosit ku apeloi liderët evropiane që të marrin masa per të shtuar shpenzimet ushtarake për të mbrojtur me forcat e veta kontinentin e vjetër.

Apeli i Zelenskyt nga foltorja e Forumit Ekonomik Botëror erdhi pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë të Donald Trump.

“Në Evropë i shikojnë SHBA-në si një aleat i domosdoshëm. Në kohë lufte, të gjithë shqetësohen nëse SHBA do të qëndrojë me ta, por po ju pyes a shqetësohet dikush në SHBA se Evropa mund t’i braktisë ata një ditë ose mund të pushojë së qeni aleati i tyre? Përgjigja është jo. Evropa e Bashkuar nuk duhet që të presë se çfarë do të bëjë Donald Trump, por të kuptojë se çfarë duhet të bëjë si një lojtar global për të garantuar sigurinë e qytetarëve të saj. Evropa duhet të mësojë se si të kujdeset plotësisht për të mbrojtur veten, kështu që bota nuk mund të përballojë ta injorojë atë”, tha Volodymyr Zelensky.

Zelensky sfidoi aleatët evropianë me faktin se mijëra ushtarë koreano-jugorë po luftojnë krah forcave ruse kundër Ukrainës.

“Evropa nuk mund të lejojë të jetë e dyta apo e treta në radhë për aleatët e saj. Kjo është një botë që nuk do të ishte komode apo e dobishme për të gjithë evropianët. Evropa duhet të vendoset si një lojtar i fortë, global, si një lojtar i domosdoshëm. Të mos harrojmë se nuk ka asnjë oqean që i ndan vendet evropiane nga Rusia. Liderët evropianë duhet të kuptojnë se këto beteja ku përfshihen ushtarët e Koresë së Veriut po ndodhin tani në vende gjeografikisht më afër Davosit sesa Phenianit”, tha Zelenksy.

Zelenskyy theksoi se Evropa duhet të punojë për të siguruar pavarësinë reale të energjisë. Presidenti ukrainas ka dënuar po ashtu blerjen e gazit rus, nga ana e Kryeministrit sllovak Robert Fico.

Deklaratat e presidentit ukrainas erdhën në një kohë kur homologu amerikan ka porositur stafin që organizoi një bisedë telefonike me Vladimir Putin.

Kontaktet me ekipin e Trump mund të ndodhin në fillim të Shkurtit, thotë zyrtari i qeverisë ukrainase.

Klan News