Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se raketat do të “flasin vetë”, pas raportimeve se Uashingtoni i kishte dhënë leje Kievit për të kryer sulme në Rusi me raketa të prodhuara nga SHBA-ja.
Dy zyrtarë amerikanë dhe një burim i njohur me vendimin zbuluan ndryshimin e rëndësishëm të politikës së Uashingtonit në konfliktin Ukrainë-Rusi të dielën.
“Sot, në shumë media po thuhet se kemi marrë leje për të ndërmarrë veprimet e duhura. Por sulmet nuk bëhen me fjalë. Këto gjëra nuk njoftohen. Raketat do të flasin vetë”, ka thënë Zelensky.
Theksojmë se vendimi i Biden vjen kur kanë mbetur dy muaj nga mbarimi i mandatit të tij presidencial. Nuk është e qartë nëse Presidenti i zgjedhur Trump do ta ndryshojë këtë vendim kur të marrë detyrën.
/tvklan.al