Gjykata e Posaçme vendos të shtyjë me tre muaj masën e sigurimit “arrest në burg” për ish-ministrin Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulajn. Kjo ishte kërkesa e SPAK për dy të akuzuarit për shpërdorimin e fondeve të Bashkimit Europian.

Gjykata, me trup gjykues të kryesuar nga gjyqtarja Rudina Palloj, vendosi zgjatjen e afateve nga data 4 Janar 2025, duke siguruar vazhdimësinë e hetimeve.

Beqaj akuzohet për korrupsion, mosdeklarim të pasurisë dhe shkeljes së barazisë në tendera. SPAK thotë se drejtori i Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, njohur ndryshe si SASPAC ka abuzuar me fondet.

SPAK ka deklaruar se ish-drejtuesi i kësaj agjensie ka vepruar si urdhërues në të gjithë skemën e abuzimit në bashkëpunim të ngushtë me shtetasin Ermal Kurtulaj, ky i fundit vartës i Beqajt.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, 8 procedura prokurorimi për organizim konferencash të zhvilluara gjatë vitit 2023 janë dhënë në shkelje.

Klan News