Paraditen e kësaj të mërkure në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan të ftuarit folën sa i përket sëmundjes infektive e emëruar në gjuhën popullore si zgjebja, ose ndryshe scabies. Prej kohësh qarkullon lajmi se kjo sëmundje ka mbërritur në vendin tonë, teksa raportohet dhe për të infektuar.

Duke dhënë sqarime për sa i përket simptomave apo shenjave të para, mjekja dermatologe Jorida Memini bëri të ditur se në klinikën e saj private paraqiten çdo ditë gati dy ose tre persona që rezultojnë të infektuar nga zgjebja.

Katerina Trungu: Ju keni ndeshur pacientë që janë me scabies?

Jorida Memini: Po përditë kemi pasur raste me scabies, por nuk është se do të veçoja këtë periudhën që jemi duke kaluar, duke qenë se u bënë disa vite që scabies është në qarkullim faktikisht. Për mua ka qenë periudha Shkurt-Mars 2024, mendoj se ka qenë periudha më e ngjeshur e pacientëve me sabies, por dhe tani ka nuk është se nuk ka raste.

Katerina Trungu: Tani sa pacientë mund të vijnë, nëse vijnë çdo ditë flas?  

Jorida Memini: Nuk e di për pjesën e shtetit sepse unë jam vetëm në klinikë private, por dy ose tre pacientë në ditë po. Nuk janë pak, por ka pasur raste që kanë qenë dhe më shumë se kaq.

Katerina Trungu: Të jesh në kontakt me scabies, pra çfarë ndodh, cilat janë shenjat e para?

Jorida Memini: Scabies bën një periudhë inkubacioni, që nga momenti që ti bien në kontakt me parazitin deri në momentin që shfaqen simptomat që shkojnë ndonjëherë dhe një muaj dhe zakonisht gjatë kësaj periudhe që puçrra nuk ka, mund të kemi krruarje. Fillimisht pak më e lehtë dhe më pas fillon dhe intensifikohet si krruarje. Pastaj fillojnë dhe dalin ato puçrrat klasike të scabies dhe gjëja e parë që ne bëjmë është që i shohim tek pjesa e barkut, bërrylave, pjesa e brendshme e krahëve, kofshëve dhe midis gishtave. Këto janë vendet që paraziti preferon më shumë për të qëndruar, dhe kanë një karakteristikë që janë puçrra shumë të vogla dhe shfaqen dyshe.

Më tej mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti tha se zgjebja si një sëmundje infektive krijon një situatë epidemie, duke theksuar se në çdo vend të botës regjistrohen çdo ditë qindra raste me këtë sëmundje. Megjithatë ai bëri të ditur për publikun se në vendin tonë nuk ka vend për panik. “Numrat janë, por nuk është sëmundje jetëkërcënuese,” është shprehur gjatë bisedës mjeku.

Ilir Alimehmeti: Nuk është sëmundje e raportueshme dhe duke mos qenë sëmundje e raportueshme, nuk është se nga t’i dish numrat.

-Pra quhet epidemike situata tani?

Ilir Alimehmeti: Jo! Më tepër logjika e kësaj të çon kur e di që kjo ka një situatë epidemike. Në çdo moment të viti janë afro 200 milionë njerëz me zgjebe në botë, kjo është shifër standarde. Patjetër bëhet fjalë për shtete shumë më të varfra se sa vendi jonë me kushte sociale shumë më të dobëta. Por, në momentin që dihet që ka një epidemi dhe që ka raste atëherë dhe diagnoza bëhet më lehtë, nuk është se ke nevojë për ekzaminime më të vështira apo më komplekse. Numrat janë, por nuk është sëmundje jetëkërcënuese, prandaj dhe ka një tendencë të neglizhohet./tvklan.al