Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kryetari i Partisë Demokratike së bashku me bashkëshorten zonjën Liri Berisha kanë votuar sot pranë qendrës së tyre të votimit.

Sali Berisha:- “Klani i Zemunit në Durrës dhe në Tiranë, bëri përpjekje të jashtëzakonshme gjatë gjithë natës për të copëzuar sërish procesin e votimit, por nga dara e komunitetit ndërkombëtar dështoi tërësisht, kështu që votimet po zhvillohen dhe ky mëngjes në këtë diell të shndritshëm paralajmëron ndryshimin e madh të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Edhe njëherë thirrja ime vëllazërore për çdo zgjedhës shqiptarë, merrni pjesë në këto votime, sepse në këtë mënyrë ju keni dhënë një ndihmesë të madhe për veten, familjen, vendin dhe Shqipërinë”./tvklan.al