Drejtuesi politik i PD për qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me strukturat e degës së selisë blu në Divjakë.
Bardhi, i cili prej disa ditësh ka nisur një tur takimesh në qarkun e Fierit, thotë se në takimin me strukturat në Divjakë, kanë folur për nevojat që kanë qytetarët e zonës si dhe për planin e PD për të transformuar Shqipërinë.
Teksa thotë se shumica e shqiptarëve pret ndryshimin në zgjedhjet e ardhshme, kryetari i grupit parlamentar i PD, akuzon kryeministrin Edi Rama se ka keqqeverisur vendin për 12 vite. Bardhi akuzon qeverinë se nuk mbështet bujqësinë dhe se fondet e destinuara për blegtorët dhe fermerët janë vjedhur.
Klan News