Rreth 72 orë nga hapja e regjistrimeve për diasporën që të votojnë në zgjedhjet e 11 Majit, 10 mijë emigrantë shqiptarë janë regjistruar në platformë.

Shifrat janë bërë të ditura nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

KQZ u bën thirrje për regjistrim të gjithë emigrantëve shqiptarë që duan të votojnë nga shteti ku ata ndodhen për zgjedhjet e 11 Majit.

“KQZ Shqipëri nxit të gjithë shtetasit shqiptarë që duan të votojnë nga jashtë të regjistrohen sa më parë për të marrë pjesë në Zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 Maj 2025”, deklaron KQZ.

Regjistrimet për diasporën u hapën më 11 Janar dhe do të mbyllen më 4 Mars.

Zgjedhjet parlamentare mbahen më 11 Maj. Për herë të parë në një proces zgjedhor në Shqipëri do të votojnë edhe shqiptarët jashtë vendit.

/tvklan.al