Dy ditë pas zhvillimit të zgjedhjeve për kreun e Partisë Socialiste, anëtarët e saj në disa rrethe të vendit e denoncon këtë proces si një farsë të radhës të Edi Ramës. Denoncimet vijnë për parregullsi e manipulime. Shqetësimi i të disa ditëve më parë të krerëve të degës së Shkodrës për ndryshimin e komisionerëve në momentet e fundit, i janë shtuar fakte të tjera që kanë të bëjnë shtimin fiktiv të anëtarësisë një ditë përpara votimit.

Edip Shiroka: “Në listën e anëtarësisë së partisë së bashkisë Shkodër, ishin shtuar apriori 250 anëtarë të ri, kryesisht vajza të një fabrike konfeksionesh këtu në Shkodër. Absolutisht nuk kemi asnjë lloj dokumentacioni për ta dhe kur unë kërkova shpjegime, më thanë që janë pranuar direkt në Tiranë, çka bie ndesh komplet me statutin, me çdo rregullore të partisë dhe me çdo normë morale të PS-së”.

Në Durrës ka patur parregullsi të shumta në listat e votuesve, në të cilat figuronin anëtarë të larguar tashmë nga kjo forcë politike. Dy prej emrave të njohur të bazës socialiste në Durrës Natasha Paço dhe Bardhyl Agasi e konsiderojnë procesin zgjedhor një farse të panevojshme.

Natasha Paçp: “Më vjen keq që në atë listë ka emra të cilët nuk janë më të PS-së. Emra të cilët ishin në listën e votuesve të PS-së. Kshuqë në këtë kuptim do thoja që tashmë rikonfirmimi i kryetarit që kishim, tregon se nuk kishte nevojë fare që të bëheshin zgjedhje në parti”.

Bardhyli Agasi: “Nuk kishte pikë dyshimi që do të fitonte Edi Rama si kryetar i partisë. Kjo sepse edhe vetë Maqo Lakrori që është një figurë nga më të respektuarit në PS. Unë do të thosha që bëri një fushatë shtojcë bashkëngjitësh me atë të zotit Rama sepse atij i mungoj krejtësisht shtabi, pra ai qe krejtësisht një individ”.

Në Lushnje kryetari i degës Leonard Gogo, dha dorëheqjen nga posti, largim që në fakt ai e kishte paralajmëruar javë më parë për shkak të kundërshtive lidhur me metodat e përdorur nga Rama./tvklan.al

Gazetar: Simone Shkreli, Enkelejda Arapi