Partia Demokratike e Kosovës ka arritur të fitojë bindshëm në tri komuna të vendit. Në Drenas, Skënderaj dhe Malishevë, ndërsa në 13 të tjera udhëheq në përqindje.
Kjo është bërë e ditur nga të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të martën mbrëma. Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës e Kosovës fiton në Zubin Potok e është në epërsi ndaj subjekteve të tjera politike në 7 komuna.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur fitore të sigurt në Deçan dhe Zveqan e në Pejë, Gjakovë dhe Unik është në avantazh ndaj subjekteve kundërshtare.
Por dhe Partia e Pavarur Liberale ka arritur të fitojë në Graqanicë dhe Kllokot, ndërsa në Shtërpcë ka përqindje më të madhe sesa parti të tjera e parti tjetër nga komuniteti serb Gizor ka arritur të fitojë në komunën e re të Ranilugut, kurse Turqit kanë arritur ta fitojnë Mamushën, saktësisht Partia Demokratike Turke e Kosovës. Ndërsa VAKAT fitoi në Leposeviç.
Në këto rezultate preliminare të KQZ-së Lidhja Demokratike e Dardanisë udhëheq me një komunë të vetme, Vitinë. Ky komision ka bërë të ditur që brenda javës do të dalë me rezultatet përfundimtare./tvklan.al