Partia Socialiste ka paditur në Gjykatën Administrative të Apelit, Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, pasi pak ditë më parë Komisioni Rregullator nuk miratoi afatet për organizmin e zgjidhjeve që do të mbahen më 4 Gusht për Bashkinë e Himarës.
Në orën 12:00 do të hidhet shorti për të përcaktuar trupën gjykuese që do të shqyrtojë kërkesë padinë e socialistëve.
Goditja e këtij vendimi nga ana e mazhorancës vjen pasi në mbledhjen e 4 Korrikut në Komisionin Rregullator të KQZ-së nuk u arrit dakordësia për të miratuar afatet e zgjedhjeve në Himarë.
Sipas vendimit të KQZ-së që u hodh poshtë nga Rregullatori, partitë politike duhet të nisin fushatën në 26 Korrik dhe se kërkesa për regjistrimin e subjekteve zgjedhore duhet të paraqitet në KQZ jo më vonë se data 15 Korrik, ndërsa për koalicionet afati për regjistrimin është deri më 19 Korrik.
Tv Klan