Një ditë përpara zgjedhjeve të Komitetit Olimpik, presidenti i Federatës së Peshëngritjes dhe njëri prej kandidatëve për president të KOKSH-it, ka paraqitur platformën e tij përpara përfaqësuesve të pjesës më të madhe të federatave sportive shqiptare.
Esat Ademi i ka bazuar premtimet e tij në arritjet që ka patur federata e peshëngritjes, e cila është drejtuar prej tetë vitesh prej tij.
Esat Ademi: “Janë 138 medalje të marra në kampionate botërore evropiane dhe ballkanike. Gjithashtu kam krenarinë të them se këto medalje janë marrë edhe…Nëse ju ma besoni unë do ta krijoj me suksesin më të madh të mundshëm. Besoj se në Londër 2012 Shqipëria do të paraqitet jo më me rezultate në vende të 12-ta, të 13-ta, por unë ju siguroj se unë do të bëj atë më të mirën e mundshme”.
Asambleja zgjedhore e Komitetit Olimpik do të mbajë punimet e saj të shtunën më 6 Dhjetor. Rivali i vetëm i Esat Ademit është Fidel Ylli prej vitesh në organet drejtuese të Komitetit Olimpik.
Të dy kandidatët kanë premtuar se do të afrojnë financime të reja për sportin./tvklan.al
Gazetar: Erion Todhe