Presidentja pro-perëndimore e Moldavisë, Maia Sandu, fitoi një mandat të dytë me rreth 55 për qind te votave në një balotazh të rëndësishëm kundër kandidatit socalist pro-rus, Alexandr Stoianoglo.

Zgjedhjet në Moldavi u përshkruan me pretendimet për ndërhyrje ruse dhe frikësim të votuesve në vendin kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Votimi shënoi numrin më të madh të votuesve emigrantë për të marrë pjesë në zgjedhjet moldave që nga viti 2010 kur diaspora u lejua për herë të parë të votonte.

Sakaq, Partia Socialiste pro-ruse ka deklaruar se nuk do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve.

Tv Klan