Presidentja e Moldavisë Maia Sandu do të përballet në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me rivalin e saj Aleksandr Stoianoglo të dielën.
Ish-këshilltarja e Bankës Botërore nuk siguroi shumicën e mjaftueshme prandaj ata do të shkojnë në balotazh. Humbja e saj do t’i lejonte Moskës të fitonte më shumë ndikim në një betejë diplomatike midis Rusisë dhe BE-së.
Mandati i Sandu është shoqëruar me një situatë të vështirë ekonomike, pasojat e Covid dhe agresioni i Rusisë në Ukrainën fqinje. Lufta shkaktoi një fluks të madh refugjatësh dhe u reduktuan ndjeshëm furnizimet me gaz rus, gjë që shkaktoi inflacion të lartë.
Stoianoglo është shprehur se do të ndjekë një politikë të jashtme të balancuar që orientohet si nga Lindja ashtu edhe nga Perëndimi. Ai është zotuar se do të ketë më shumë furnizime me gaz rus nëse merr pushtetin.
I pyetur nëse BE është e shqetësuar për pasojat gjeopolitike nëse Sandu humbet, një diplomat i lartë i BE-së në Bruksel tha për Reuters: Po, por shpresoj se ajo do të fitojë.
Klan News