Moldavia ndodhet një dite para zgjedhjeve presidenciale. Raundi i parë do të mbahet më 20 tetor. Nëse asnjë nga 11 kandidatët nuk fiton më shumë se 50% të votave, do të shkojnë në balotazh më 3 nëntor. Gjithashtu moldavët në të njëjtën ditë do të votojnë me “Po” ose “Jo” në një referendum mbi anëtarësimin në BE.
“Populli e sheh referendumin si një përgjigje a jemi pro apo kundër integrimit. Në rrezik është e ardhmja e vendit tonë dhe siguria e tij dhe Moldavia duhet të jetë në anën ku ka liri dhe zhvillim”.
Sondazhet tregojnë se MaIa Sandu ka mbështetje, me shumë se rivalet e saj. Kundërshtari kryesor, sipas sondazhit, është Alexandr Stoianoglo, një ish-prokuror i mbështetur nga Partia pro-ruse e Socialistëve. Megjithëse zgjedhjet mund të shkojnë në një raund të dytë, Sandu shihet si me e favorizuara e cila ndjek politike pro-perëndimore.
Opozita e kundërshton referendumin. Disa kandidatë po u bëjnë thirrje votuesve ose ta bojkotojnë atë ose të votojnë kundër. Qeveria vitet e fundit ka kritikuar ndërhyrjen e vazhdueshme ruse në punët e Moldavisë, ndërsa Moska ka akuzuar Sandu për nxitjen e “rusofobisë”.
Klan News