Moldavët votojnë në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, duke zgjedhur mes presidentes aktuale pro-evropiane Maia Sandu dhe kundërshtarit të saj Alexandr Stoianoglo.
Stoianoglo thotë se mbështet integrimin në BE, por gjithashtu dëshiron të zhvillojë lidhjet me Rusinë për të mirën e interesit kombëtar.
E ardhmja e Moldavisë është në qendër të vëmendjes politike dhe diplomatike. Zgjedhjet në Moldavi po ndiqen nga afër në Bruksel një javë pasi Gjeorgjia, një shtet tjetër ish-sovjetik rizgjodhi një parti në pushtet që konsiderohet pro-ruse.
“Djali im jeton në Gjermani dhe unë jam e lumtur për të. Unë isha atje dhe është shumë më mirë, dhe ne duam që të jetë kështu edhe këtu.”
Vetë moldavët janë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve dhe drejtimin që do të marrë vendi i tyre.
“Ne po shkojmë në drejtimin e duhur, sot është një ditë vendimtare për ne. Është një ditë shumë e rëndësishme pasi do të përcaktojmë se ku do të shkojmë në një drejtim apo në tjetrin. Nuk kemi pasur një ditë kaq të rëndësishme në 30 vitet e fundit.”
Retorika e balancimit të marrëdhënieve Lindje-Perëndim e Stoianoglo bie në kontrast me katër vitet e Sandu në pushtet, gjatë të cilave lidhjet me Kremlinin janë shpërbërë, një sërë diplomatësh të Moskës janë dëbuar dhe ajo ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës fqinje. Moska ka akuzuar qeverinë e saj është “rusofobike”.
Rezultatet e para të këtyre zgjedhje pritet të publikohen rreth orës 22:00, ndërsa do të ketë përditësime të tjera për rezultatet pas mesnatës.
Klan News