Sot Amerika vendos se cili do të jetë presidenti i ri, Xhorxh Bush apo Al Gor. Pas 10 ditësh nga balotazhi më i çuditshëm i historisë amerikane, sot më në fund vendoset se kush do të gëzojë kolltukun e Shtëpisë së Bardhë për vitet 2000. Zgjedhja e sotme vjen pas një rrëmuje numrash sidomos në Florida ku është aplikuar numërimi i votave me dorë. 300 është diferenca në favor të Bushit në këtë shtet, por janë votat postale të cilat kanë mbërritur në Florida që do të përcaktojë përfundimisht se kujt i përkasin 25 votat kolegjiale që automatikisht zgjedhin presidentin e ri të SHBA-së./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori