Qytetarët e Maqedonisë së Veriut po votojnë që nga mëngjesi i së mërkurës në raundin e parë të zgjedhjeve për president të ri të vendit.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSZH), bëri të ditur për mbarëvajtje të procesit zgjedhor, pavarësisht disa pengesave të vogla teknike në disa qendra votuese. Qendrat e votimit u hapën në orën 07.00.
Deri në orën 15:00 kanë votuar 34.96%,nga 1.8 milion qytetarë me të drejtë vote.
Në garë janë presidenti aktual, Stevo Pendarovski, i cili është propozuar nga koalicioni për “Ardhmëri Evropiane”, që udhëhiqet nga Lidhja Social Demokrate (LSDM) dhe opozita që udhëhiqet nga VMRO DPMNE-ja, n0δ zgjedhje merr pjesë me Gordana Siljanovska Davkovën, e cila garoi edhe në zgjedhjet e vitit 2019.
Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, ka bërë të ditur se votimet në përgjithësi po zhvillohen në mënyrë të qetë dhe demokratike, me disa probleme të vogla që nuk ndikojnë në procesin zgjedhor.
Klan News