Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave, kanë zgjedhur formacionin më të mirë të javës së 13-të në Superiore.
Në portë, është zgjedhur Maco Alia i Skënderbeut, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Preka i Partizanit dhe Lulaj i Elbasanit në qendër, ndërsa nga krahët Mjaki i Laçit dhe Kotobelli i Teutës.
Në treshen e mesfushës janë zgjedhur Rrapaj i Partizanit, Lushkja i Egnatias dhe Tresa i Laçit.
Në sulm, Dodaj në krahun e majtë e Cara në të djathtin, ndërsa në qendër Jarmouni i Tiranës.
Trajneri i kësaj jave është zgjedhur ai i Partizanit, Aleksander Veselinovic.

/tvklan.al