Një tjetër personazh i rëndësishëm dëshmon në procesin për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha.
Ish-kryetari i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi, i kërkoi gjykatës që deklaratat e tij në këtë seancë të mos jenë publike për mediat.
Fatos Klosi: “Jam thirrur sigurisht si kryetar i shërbimit dhe unë s’kam deklaruar ndonjëherë në publik probleme të shërbimit, prandaj do të kërkoja që mbase do të ishte më mirë të gjykoni juve që seanca të bëhej me dyer të mbyllura.”
Fatos Klosi: “Varet nga pyetja. Kam përshtypjen se…”.
“Pa debat, pa debat”.
Fatos Klosi: “Në ndonjë vend ndoshta do rezervohem dhe gjykata s’ka interes të rezervohem”.
Gjatë dëshmisë së dhënë nga Klosi mësohet të jetë ngritur një grup pune, por që nuk është verifikuar asgjë mbi ngjarjen.
Klosi ka thënë para trupit gjykues të kryesuar nga Xhelal Elezi si mbi zhdukjen e Hoxhës është informuar edhe kryeministri.
Tre personat në bankën e të akuzuarve për këtë çështje janë Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe Avni Koldashi, mbi të cilët veç akuzave për zhdukjen e Hoxhës rëndojnë dhe ato të rrëmbimit e të torturimit./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani