Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Remzi Hoxha

Klan News – Edicioni i lajmeve, ora 19:00

#KlanNews #KlanNewsLajme #tvklan KlanNews #KlanNewsLajme #tvklan Spiker: Besard Jacaj

Qershor 4, 2024

Një rrugë merr emrin e Remzi Hoxhës, Veliaj: Tirana nderon dikë që e ka brengë në ndërgjegje

Një rrugë në Tiranë ka marrë emrin e Remzi Hoxhës, sipërmarrësit të njohur që u rrëmbye në vitin 1995, ngjarje e cila vijon të mbetet e pazbardhur. Gjatë ceremonisë të mbajtur në Bashkinë e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se kryeqyteti po nderon dikë që e ka brengë në ndërgjegjen e tij. Erion Veliaj: Ky...

Qershor 4, 2024

Një rrugë në Tiranë merr emrin e Remzi Hoxhës

Një rrugë në Tiranë do të mbajë emrin e Remzi Hoxhës, sipërmarrësit të njohur që u rrëmbye në vitin 1995. Në ceremoninë e mbajtur në tarracën e Bashkisë, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se kjo ngjarje është një brengë në ndërgjegjen e kryeqytetit, ndaj meriton mirënjohje. “Ky është një rast i pazakontë, pasi kryeqyteti po nderon...

Qershor 4, 2024

Bazri Hyka dëshmon në gjykatë për çështjen e Remzi Hoxhës-(7 Prill 2009)

Një tjetër dëshmi që hedh dritë mbi zhdukjen e biznesmenit shqiptaro maqedonas Remzi Hoxha është dëgjuar sot në gjykatën e krimeve të rënda. Bazri Hyka,fqinji dhe njëkohësisht miku i biznesmenit ka dëshmuar para trupit gjykues se gjatë kohës kur jetonin në Ferizaj të Kosovës, Remzi Hoxha është thirrur disa herë nga organet shtetërore të Serbisë...

Prill 7, 2009

Zhdukja e biznesmenit Hoxha, Fatos Klosi dëshmon në gjykatë-(3 Shkurt 2009)

Një tjetër personazh i rëndësishëm dëshmon në procesin për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Ish-kryetari i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi, i kërkoi gjykatës që deklaratat e tij në këtë seancë të mos jenë publike për mediat. Fatos Klosi: “Jam thirrur sigurisht si kryetar i shërbimit dhe unë s’kam deklaruar ndonjëherë në publik probleme...

Shkurt 3, 2009

Mjekët ekspertë bëjnë betimin në gjyq për konkluzionet ndaj Budjon Meçes-(20 Qershor 2008)

Ekspertë të mjekësisë ligjore kanë bërë betimin para Gjykatës së Krimeve të Rënda se brenda një jave do të sjellin konkluzionet nëse i pandehuri, Budjon Meçe, do të jetë pjesë e procesit të hapur ndaj tij. Edhe për një javë ky proces nuk do të zhvillohet, pasi ekspertët do të kryejnë verifikimin e gjendjes shëndetësore...

Qershor 20, 2008

Remzi Hoxha vazhdon të rezultojë i humbur (21 Tetor 2004)

Remzi Hoxha, një shqiptar i Maqedonisë i cili në tre vjet kishte ngritur dhe një biznes në Tiranë, është marrë në 21 tetor të vitit ‘95 me pranga nga persona civilë me një makinë e cila, nga verifikimet e mëtejshme, rezulton se është një mjet i Shërbimit Sekret Shqiptar. Familja Hoxha prej 9 vitesh, jo...

Tetor 21, 2004

Gjykata e Apelit lë në fuqi masën e sigurisë ndaj ish kreut të SHIK Arben Sefgjini (11 Qershor 2003)

Lajme Arkiva 2003 Gjykata e Apelit la në fuqi masën e sigurisë ndaj ish kreut të Shërbimit Informativ për Tiranën Arben Sefgjini. Ai do të qëndrojë në burg pa afat sipas vendimit të kësaj gjykate. Sefgjini u arrestua 8 vit pas vdekjes së një tregtari shqiptaro-maqedonas. Remzi Hoxha u torturua me urdhër të këtij institucioni...

Qershor 11, 2003

Dëshmia e Ziso Kristopulli, një nga tre të rrëmbyerit nga SHISH-i i Gazidedes – (25 Maj 2003)

Lajme Arkiva – TV Klan 2003 Ziso Kristopulli është një nga tre të rrëmbyerit nga punonjësit e SHISH, por i vetmi që i mbijetoi torturave të ish-oficerëve të këtij institucioni. Ai ka qenë kryetari i PS për Ksamilin dhe ka dhënë dëshminë e plotë të rrëmbimit. Si u implikua me gazetarin austriak me emrin Armando...

Maj 25, 2003

Intervistë, Ziso Kristopulli rrëfen si u rrëmbye dhe u torturua nga SHIK-u (24 Maj 2003)

Lajme Arkiva 2003 Ziso Kristopulli: Kujtoj një ngjarje të jashtëzakonshme që më ka kushtuar jashtëzakonisht nga ana psikologjike ekonomike qoftë edhe vështirësi shpirtërore. Më datën 16 Tetor të vitit 1995, pranë kryqëzimit të Ksamilit më paraqiten 4 veta me një makinë tip “Audi” ngjyrë ulliri më ndalojnë nga makina dhe më thonë je Ziso Kristopulli?...

Maj 24, 2003