Që nga dita e martë, e kësaj jave, familja nuk di asgjë për Selim Bekteshin, nga Shipoli i Mitrovicës.
Taksisti 62-vjeçar, kishte dalë të punoj si çdo ditë tjetër, dhe hera e fundit që ishte lajmëruar në shtëpi, kishte qenë biseda telefonike me të bijën, Lahijen.
Lahije Bekteshi: “E kishim një festë te motra, ai ka pas me ardh e me na çu edhe ai më thirri, më tha që nuk muj me ardh, thuju këtyre mixhallarëve t’ju çojnë se vij për nja 2 orë”.
Nga ajo bisedë më familja nuk ka mësuar gjë për fatin e Selimit. Me rastin tani po merret edhe policia, dhe hetimet që u thanë se janë intensive, i konfirmoi për televizionin tonë, zëdhënësi Sami Mehmeti.
Selim Bekteshi, punonte si taksist, me veturën e markës “Mercedes 240”, ngjyrë e bardhë. Siç thonë familjarët e tij, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike, kohëve të fundit ai punonte si taksist ilegal, dhe zakonisht qëndronte në “Lagjen e Boshnjakëve”, në veri të Mitrovicës./tvklan.al