Këto protesta për Këshillin e Sigurisë së Kosovës, janë incidentet e imta. Kështu ato u vlerësuan në mbledhjen e këtij trupi të martën kur gjendja e sigurisë në vend u cilësua si e qetë dhe stabile.
Kryeministri Hashim Thaçi, që njëherit udhëheq mbi këshillin, tha se institucionet e Kosovës dhe organet e sigurisë në vend janë duke i kryer detyrat në nivel më të lartë dhe ka bashkëpunim të mirë midis policisë, EULEX-it dhe KFOR-it.
E siguria u tha se është përmirësuar më shumë pas kthimit të policëve serb në polici dhe në qendrat e paraburgimit.
Ndryshe në takim u fol për uljen e veprave kriminale, sidomos atyre më motive ndër etnike. Ndrysa u përmend vrasja e 2 serbëve në Partesh dhe u kërkua nga organet kompetente zbardhja e shpejtë e rastit në mënyrë që të mos politizohet vrasja.
Këshilli foli edhe për forcën e sigurisë dhe ai dha mbështetje strategjisë së saj dhe strategjisë kombëtare të sigurisë.
Ditë më parë partitë opozitare patën kritikuar këshillin e sigurisë për mosfunksionim. Madje lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, pati thënë se tërë qasja e sigurisë ndaj veriut është e gabuar, pasi sipas tij në veri mungon rendi dhe ligji./tvklan.al