Interi fitoi me shifrat e thella 4-0 ndaj Lecce-s në transfertë dhe vazhdon garën për titullin kampion.

Triumf bindës nga zikaltërit që iu falën golave të shënuar nga Frattesi në minutën e 6-të, Lautaro Martinez në minutën e 39-të, Dumfries në minutën e 57-të dhe Taremi në minutën e 61-të.

Me këtë fitore, Interi ngjitet në kuotën e 50 pikëve në vendin e dytë,  3 pikë më pak se Napoli kryesues. Megjithatë, skuadra e Simone Inzaghit, ka një ndeshje më shumë për të luajtur.

Dy shqiptarët, Asllani dhe Ramadani u aktivizuan nga stoli në këtë përballje. /tvklan.al