Lautaro Martinez u shpall fituesi i çmimit “Golden Foot”. Sulmuesi argjentinas i Inter u vlerësua për rezultatet sportive, si në nivel individual dhe skuadër e personalitetin e tij.
Kjo është hera e parë që “Golden Foot”, një trofe individual që jepet prej vitit 2003, përcaktohet nga një panel specialistësh. Lautaro Martinez ndër të tjera në 2024 triumfoi në Serie A dhe Copa America.
Çdo fitues i “Golden Foot” që është të paktën 28 vjeç dhe është ende në aktivitet, le shenjën e këmbëve të tij që vendosen në një pllakatë në një shëtitore në bregdetin e Monte Karlos.
Në të kaluarën këtë vlerësim që jepet vetëm një herë në karrierë e kanë marrë shumë yje të futbollit, por jo 8 herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Messi.
Mes atyre që e kanë marrë këtë çmim ndër vite janë Roberto Baggio, Ronaldo, Ronaldinho, Andres Iniesta, Zlatan Ibrahimovic, Cristiano Ronaldo apo edhe portierë si Gianluigi Buffon e Iker Casillas.
Në kategorinë e femrave fituese për vitin 2024 u përzgjodh japonezja Saki Kumagai.
Tv Klan