Arsimtarët gra me të kualifikuara se burrat
Për 2019, numri më i lartë i ngelësve në maturën shtetërore ishte në gjuhën shqipe dhe letërsi. Në shumë shkaqet e renditura, një përqindje zë edhe kualifikimi i mësuesve.
Në analizën e prezantuar në konferencën e fundit shkencore për gjuhën shqipe dhe letërsinë del se nga 381 mësuesit, e ciklit 6 deri 9 vjeçar dhe gjimnazit, vetëm 7% e tyre dolën shkëlqyeshëm në provimin për ndryshimin e kategorisë. 46 % shumë mirë dhe 6% dobët, një vlerësim për t’u mos injoruar.
Diferenca në njohuri mes mësuesve që prej 20 vitesh japin gjuhë shqipe e letërsi dhe atyre me 5 vite eksperiencë është e papërfillshme.
Vështirësitë më të mëdha rezulton t’i kenë mësuesit e gjimnazeve. Në shkrimin e një eseje pikët maksimale i arrijnë vetëm 7% ndërsa ato shumë mirë 51%. Në të dyja rastet, mësuesit e rinj rezultojnë më mirë se të vjetrit.
Edhe në pyetjen “ndani, emërtoni pjesët e një fjalie dhe bëni skemën e saj, rezultati është ky: “Janë përgjigjur në mënyrë të saktë 31 për qind e mësuesve të gjimnazit dhe 59 për qind e mësuesve të 9-vjeçares kanë dhënë përgjigje të saktë.”
Nga analiza del se mësuesit më rezultate më të mira për vitin 2019 janë në Tiranë, Korçë dhe Elbasan. Më të dobëta, në Dibër dhe Kukës.
Sipas gjinisë vlerësimin shkëlqyeshëm e morën vetëm mësueset, vlerësimi për mësuesit burra me pikët maksimale është zero.
Tv Klan