Sali Berisha: “Nuk po flas këtu si kryeministër, jo. Raporti me lirinë është një raport jetik për gjithë qytetarët nuk mundet, mund të vendosësh çfarë të duash, por jo terrin. Nuk do ta kisha bërë këtë hyrje, por nuk mund të hesht në mënyrë absolute. Se kur shkelen disa standarde që janë më elementare shumë e rëndë. Mu kujtuan romanet që kam lexuar dikur për shpellat e kocave, por nuk është e tillë, aty janë burra, gra, djem, vajza të cilët i ndryu kundër jashtë çdo lloj, edhe në qoftë se votuan në natyrë, ata votuan kundër vetes së tyre për të mbyllur kamerat. Çfarë ishte ajo, duhet të kërkojnë të falur publikisht, absolutisht duhet të kërkojë të falur, nuk e ka plazh të vetin PS, është pasuri kombëtare. Enveri i mblidhte në këtë mënyrë, por pikërisht se bëri ato imitime pësoi atë që pësoi dhe u garantoj që do ta pësojë sa herë që do ta provojë. Ditë e zezë, absolutisht ditë e zezë për PS, por edhe për vendin ditë jo e mirë. Kur lideri i një partie kryesore  kujton se mund të veprojë në këtë mënyrë, … Gramozin sikur s’kishte tjetër, e vutë re ju? Sikur dilte nga një shpellë dhe jo nga një sallë.”/tvklan.al