Digjet një siperfaqe e konsiderueshme me pisha dhe shkurre
Kodrat e Kallmit në Durrës janë përfshirë nga një zjarr masiv që prej orëve të para të mëngjesit.
Si pasojë e zjarrit janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme me pisha dhe shkurre.
Të angazhuar për vënien nën kontroll të situatës janë 6 automjete si dhe 20 forca të repartit të zjarrfikësve. Zjarri nuk ka vënë në rrezik objektet.
Vatrat janë të pakta, ndërsa ndërhyrja mbetet e vështirë për shkak të terrenit.
Tv Klan