Bodrumi i Spitalit të Shkodrës është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e të mërkurës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30, teksa zjarri ra në një nga dhomat në bodrumin e spitalit ku janë të instaluara pompat e ujësjellësit.
Shkak dyshohet se u bë një shkëndije elektrike.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë duke shuar zjarrin nga i cili ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.
/tvklan.al