Mes një vale të të nxehtit, zjarre të reja po përfshijnë perëndimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në Kaliforni, i ashtuquajturi “Zjarri i linjës” mori përmasa të mëdha gjatë fundjavës dhe deri më tani ka djegur më shumë se 80,000 hektarë tokë. Situata mbetet kritike në qytetin e San Bernardino ku shumë zona janë evakuuar.
Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të shtunën mbrëma në këtë qytet. Flakët e zjarrit tani rrezikojnë të përfshijnë edhe pikat turistike.
Pavarësisht përpjekjeve të më shumë se 1700 zjarrfikësve si dhe 15 helikopterëve, dhjetëra mijëra shtëpi janë nën rrezikun e zjarreve dhe disa rrugë janë mbyllur.
Deri më tani fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë, por tre persona kanë mbetur të plagosur. Në veri të Kalifornisë, një tjetër vatër zjarri, detyroi 4000 njerëz të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre.
Klan News