Zjarrfikësit në Los Anxheles po garojnë me flakët për të shuar e parandaluar shkatërrimin e mëtejshëm prej tyre si në Pasadena e Palisades deri përgjatë bregut të Paqësorit.
Aeroplanët kanë derdhur dhjetëra litra ujë për të shuar zjarret si dhe një sasi të madhe të një substance misterioze ngjyrë rozë.
Kjo e fundit është Phos-Chek dhe është fikësi i zjarrit më i përdorur në botë ndërsa në Kaliforni ka hyrë që prej vitit 1963.
Videot e avionëve që fluturojnë në lartësi të vogla duke hedhur sasi të mëdha Phos-Chek janë bërë virale.
Shtëpi, kuti postare dhe makina të mbuluara me rozë janë footgrafuar pranë zonave ku njerëzit janë detyruar të evakuohen.
Por pse është rozë? Kompania që e ka shpikur, Perimeter thotë se ngjyra e ndezur është një ndihmë pamore për pilotët dhe zjarrfikësit.
Përzierja përmban ngjyrues, kripëra, ujë dhe fikës zjarri. Kur sprucohet në zona të mëdha, mund të ndalojë përhapjen e shpejtë të zjarreve. Phos-Chek konsiderohet se është një fikës afatgjatë sepse mund ta parandalojë zjarrin edhe pasi uji që përmban, thahet.
Por mund të jetë shumë e vështirë për t’u pastruar nga shtëpitë dhe makinat. Sa më gjatë qëndron, aq më e vështirë është të hiqet plotësisht.
Për të pastruar shtëpitë, këshillohet të përdoret një zorrë uji me presion ndërsa për sipërfaqet e vogla, ujë i ngrohtë dhe larës enësh./tvklan.al