Java e modës në New York do të rikthehet me veshjet klasike nga 6 Shkurti deri më 11 Shkurt.
Koleksioni i markës Calvin Klein do të shfaqet për herë të parë në gjashtë vjet e gjysmë nën drejtimin e krijueses Veronica Leoni, ndërsa epoka dixhitale ka rritur klientelën dhe shtrirjen e markave e reja si Luar dhe Collina Strada.
“Ka shumë marka më të vogla, që kanë zgjeruar me të vërtetë bazën e tyre të klientëve dhe shtrirjen e tyre përmes përdorimit të mediave dixhitale sot, si dhe mediave sociale”, tha Aaron Royce.
Ai komentoi më tej evolucionin e javës së modës për shkak të rritjes së momenteve tronditëse për mediat dixhitale dhe sociale.
“Mendoj se ka edhe shumë më tepër pritshmëri që java e modës do të jetë plot me shumë surpriza dhe momente virale, pavarësisht nëse është dikush i ulur në rreshtin e parë apo një koleksion që mund të behet virale apo edhe një moment që mund të ndodhë në pistë”, tha Royce.
Në javën e modës gati 60 stilistë përgatiten të shfaqin koleksionet e tyre të reja. Aty do të ketë edhe dizenjues që me nismat e tyre të veçanta, një pjesë të të ardhurave nga blerjet do shkojnë për dëmet nga zjarret në Kaliforni.
Klan News