Ministria e Mbrojtjes njofton se forca të shumta në terren dhe avionit rumun me ndërhyrje nga ajri janë në përpjekje të vazhdueshme për shuarjen e vatrave aktive të zjarrit në malin e Tomorrit, të cilat kanë qenë problematike.

Ndërhyja në këtë zonë ka qenë e vështirë për shkak të terrenit dhe bimësisë. Në zonë ndodhen forcat operacionale vendore, zjarrfikësit, Forcat e Armatosura, Shërbimi Pyjor, por edhe shumë forca vullnetare për të monitoruar situatën dhe për të mbrojtur zonat e banuara.

“Forca të shumta nga terreni dhe avioni rumun me ndërhyrje nga ajri, janë përqendruar në përpjekjet për shuarjen e vatrave të zjarrit në malin e Tomorrit. Për shkak të terrenit dhe bimësisë së thatë që favorizon flakët, ndërhyrja është e vështirë, por situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe pa rrezik për zonat e banuara. Mirënjohje për punën e pandërprerë të forcave operacionale vendore, zjarrfikësve, Forcave të Armatosura, Shërbimit Pyjor por edhe forcave vullnetare në këto ditë me temperatura ekstreme!,” thuhet në njoftim.


/tvklan.al