Lojërat Olimpike dhe Paralimpike 2028 vihen në rrezik për shkak të zjarrit që ka shkatërruar një pjesë të madhe të Los Anxhelos. Fatkeqësia natyrore që shkaktoi të paktën 25 viktima ka kërcënuar jo pak shtetin amerikan i projektuar të pres një shumëllojshmëri ngjarjesh sportive në turneun e pas tre viteve.

Turne që sipas ekspertëve vihet në dyshim dhe ngre pikëpyetje për organizimin e ngjarjes më të madhe në botë në një rajon të goditur rregullisht nga zjarret.

Për më tepër, Lojërat Olimpike do të mbahen në muajin Korrik, një kohë kur erërat, të cilët janë faktor kryesor në fatkeqësinë aktuale nuk fryjnë. Los Anxhelos nuk do të pres Lojërat Olimpike për herë të parë, pasi diçka të tillë e ka organizuar edhe në vitet 1932 dhe 1984.

Nëse do të kishte vështirësi dhe pikëpyetje për zhvillimin normal, alternativë për të pritur Lojërat Olimpike 2028 do të ishte Parisi. Kryeqyteti francez mbajti me sukses kompeticionin e vitit 2024 dhe infrastruktura e ngritur tashmë e favorizon për të qënë alternativë.

Los Anxhelos do jetë shtëpia e shumë kompeticione sportive në të ardhmen, si Botërori i Klubeve 2025, ndeshjet e më të mirëve në NBA të vitit 2026 dhe finalen e Superbowl në 2027.

Klan News