Los Anxhelesi nuk gjen qetësi nga zjarret e mëdhenj. Një tjetër vatër e madhe shpërtheu gjatë natës në veriperëndim të qytetit në një zonë malore pranë liqenit Kastaik, 72 kilometra larg qytetit.

Flakët kanë përparuar me shpejtësi të jashtëzakonshme. Në pak orë, ato kanë përfshirë një sipërfaqe prej 40 kilometrash katrorë, të ndihmuar edhe nga erërat e forta me shpejtësi deri 50 kilometra në orë dhe moti i thatë.

Deri më tani, flakët kanë shkrumbuar vetëm sipërfaqe me pyje dhe bimësi, por frika është se ato mund t’u afrohen zonave të banuara të Santa Klaritës. Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e mbi 31 mijë personave, por lista mund të zgjerohet edhe me mbi 23 mijë të tjerë.

Zjarrfikësit i kanë vënë nën kontroll flakët, ndërsa autoritetet thonë situata nuk ka rrezikshmëri si flakët që përpinë lagjen Palisejds dhe Iton në fillim të këtij muaji që shkrumbuan 10 mijë ndërtesa dhe u morën jetën 28 personave.

Tv Klan