Një 74-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e flakëve që kanë përfshirë banesën e motrës së tij, ku ndodhej i vetëm në momentin e rënies së zjarrit, në lagjen “28 Nëntori” të Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, i moshuari nuk ju ka rezistuar dot plagëve të marra dhe ka humbur jetën rrugës për në spital. Policia njofton se 74-vjeçari me iniciale G.R. ishte tetraplegjik.

Dyshohet se zjarri ka qenë aksidental, ndërsa akoma nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak | Rreth orës 18:00, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetases S. Zh., ku si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara nga flakët, ka humbur jetën, brenda në banesë, vëllai i saj shtetasi G. R., 74 vjeç, (tetraplegjik). Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


/tvklan.al