Lezhë – Si pasojë e zjarrit në një pallat, kanë përfunduar në spital 3 zjarrfikës dhe një i moshuar. Siç raporton gazetari i Klan News Martin Marku, ata kanë shfaqur probleme shëndetësore pasi janë asfiksuar nga tymi.

Fatmirësisht, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Është bërë i mundur evakuimi i banorëve të pallatit. Mësohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt në kabinën elektrike.

/tvklan.al