Lajme Arkiva 2003

Prej më shumë se 40 orësh një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pyjet në Parkun Kombëtar të Qafështamës. Të parët që janë përpjekur të ndalojnë zjarrin ishin banorët e zonave përreth të cilët dëshmojnë se deri më tani janë djegur me dhjetëra hektarë sipërfaqe pyjore.

Banor i zonës: Punuam të gjithë së bashku në një rresht për të mbajtur vijën  që të mos përhapej zjarri. Ishte e pamundur nga pishat. U munduam me të gjitha mjetet që kishim, nuk arritëm gjë. Ishte tepër e vështirë sepse disa persona edhe mund të ishin djegur aty brenda.

Pavarësisht përpjekjeve që janë bërë për të lokalizuar zjarrin ai përhapet me shpejtësi të madhe. Nëse zjarri përparon do të vihen në rrezik edhe mjaft banesa. Në vend ka mbërritur edhe policia pyjore e Krujës ndërsa policia e zjarrfikëseve është e pamundur për shkak të terrenit tepër të pakalueshëm./tvklan.al