Asnjë ndryshim në listën e kombëtares së Kroacisë në Euro2024. Ashtu siç ishte parashikohej, Zlatko Daliç i ka besuar futbollistëve të grumbulluarve që më 20 maj, duke mos krijuar pakënaqësi në radhët e ballkanasve.
Daliç do të ketë në dispozicion emra të rëndësishëm, ku përfshihen Kovaçiç, Gvardiol apo edhe Modriç.
Mesfushori ka qenë ndër futbollistët e fundit që është bashkuar me kombëtaren, pasi në fillim të muajit qershor fitoi me Real Madrid trofeun e Champions League.
Kroatët do të debutojnë në Euro2024 kundër Spanjës në Berlin, për tu ndeshur më pas me kombëtaren tonë më 19 qershor. Ndaj kuqezinjve, ballkanasit do të zbresin në fushën e Hamburgut. Takimi i fundit për Kroacinë është ai ndaj Italisë më 24 qershor.
Klan News