Lajme Arkiva – TV Klan 2004

“Fike që ta kesh”, ka qenë kjo mënyra ironike e zgjedhur nga përfaqësuesit e Zyrës për Mbrojtjen e Qytetarit, për të protestuar kundër errësirës, pra mungesës së energjisë në qytetin e Durrësit. Protesta është konceptuar në formën e një debati ku kanë marrë pjesë mjaft qytetarë të këtij qyteti, krahas drejtuesve të zyrës së të drejtave të njeriut.

Kreshnik Spahiu:- “Nesër nga ora 6, jo vetëm ju, por qytetarët e të gjithë vendit, të cilët janë njoftuar nëpërmjet mediave lokale, për 10 minuta të sakrifikojnë dhe të fikin dritën sepse kjo është një sakrificë minimale përballë sakrificave të mëdha. Kjo është një provë e madhe nëse ne do arrijmë të thyejmë një barrierë apo jo. Nëse ne do arrijmë të thyejmë apo jo, ju premtoj se misioni për drejtësi, misioni për mbrojtjen e garantimit e të drejtave të qytetarëve, do të arrijë rezultate më të mëdha nesër”.

Gjatë këtij takimi u dënua edhe ngritja e tarifave të telefonisë fikse nga ana e Albtelecomit./tvklan.al