Gazetarja: Sa drita paguani ju në muaj?
“Ne nuk kemi paguar deri tani se nuk kemi pasur lek për të paguar.”
Gazetarja: Sa kohë keni që nuk paguani?
“Ka që një vit. Nuk kemi, burri pa punë, unë pa punë.”
Gazetarja: Ndërkohë sahatin e keni që nga qershori?
“Po që në qershor.”
Gazetarja: Po përse ju duhet sahati?
“Kot, kur nuk kemi lek, kot.”
Gazetarja: Ka të bëjë gjë me lidhjen dyfishe kjo?
“Jo nuk ka lidhje dyfishe vetem lidhje njëfishe”
Te dyja palet janë fajtore, edhe qytetarët por edhe KESH-i, pasi zonja e ka blerë vetë transformatorin dhe lidhjet i ka bërë privatisht. Zona e Kamzës përfshire edhe atë të Bathores i ka borxhe KESH-it 5 milonë dollarë debi në vite. Në takimin mes institucionit të Bashkisë Kamëz, sëbashku me deputetin dhe drejtues të korporatës elektroenergjitike, janë parë mundësite e rritjes së pagesës dhe shtimit të kuotës me energji. Kryetari i Bashkisë ka kërkuar një bashkëpunim korrekt, ka nevojë për shtylla dhe transformatorë.
“Nëse ne nuk e paguajmë energjinë, eja të bisedojmë pra se si ta zgjidhim. Po të paguajnë energjinë në ato kushte që janë bërë lidhjet, jeta e njerëzve është në rrezik, dritat ndalohen në çdo kohë dhe qytetari të paguajë lekë prap për blerje teli, kabulli apo siguresa, matësa dhe transformatorë. Kështu që unë kërkoj bashkëpunim konkret, korrekt, nëse ne do të arrijmë marrëveshje me komunitetin për t’i paguar, kërkojmë një afat, nëse nuk arrijmë t’i paguajmë do të ndajmë me lagje, ato që paguajnë do të marrin.”
Ndërsa drejtues të korporatës kanë përmendur se duhen lëvruar paratë borxh që te behen investime.
Andi Harasani: “Edhe në qoftë se ka përmirësim, besoj se është një meritë jo vetëm e KESH-it, por edhe meritë e deputetit të zonës, është meritë e të gjithëve që ka përmirësim, qoftë për investime, qoftë për kuotat, që furnizohet Kamza. Nuk ka asnjë përmirësim për arketimet, ne kemi pasur disa takime, kemi bërë disa marrëveshje, kemi sjellë makinat këtu, që të pagujnë njerëzit, kemi sjellë njerëz, që të paguajnë, por nuk ka pasur asnjë pagesë. Ne do të mbajmë përgjegjësitë tona, ju përgjegjsitë tuaja”.
Deputetët e zonës kanë kërkuar të hiqet dorë nga prerjet kolektive, ndërsa ai i filialit Tiranë ka përmendur se dhe aty ku janë vënë matësa ka pasur ndërhyrje, kështu 800 abonentë të tillë detyrohen të paguajnë afrofenë. Ky është ndëshkimi për ndërhyrjen, por njëkohësisht edhe për ata që nuk janë të pajisur me matësa./tvklan.al