“Shqipëria duhet t’i kushtojë më shumë energji përpjekjeve për të krijuar një shërbim civil të pavarur, efikas, dhe që bazohet mbi meritokracinë. Shqipëria ka pasur përmirësime por jo njësoj në të gjitha drejtimet prandaj komisioni gjykon se ka nevojë për përmirësime të përgjithshme. Gjithashtu, megjithëse Shqipëria është përfshirë në dialogun për liberalizimin e vizave, ai nuk i ka arritur akoma standardet europiane mbi regjimin e vizave. Për këtë arsye Komisioni këshillon që Shqipëria të fillojë të lëshojë pasaporta biometrike.”
Pak orë pas publikimit të progres raportit, që shkaktoi jo pak debate mes dy forcave të mëdha politike, zëvendës ministri i Brendshëm Ferdinad Pone, deklaron i sigurt për TV Klan se shqiptaret do të pajisen me pasaportat e reja biometrike në fillim të janarit te 2009-ës. Që nga fillimi i gushtit ka nisur implementimi I projektit I cili ka arritur ne limitet e tij kohore te parashikuara.
Ferdinad Pone: “Nga fillimi i 2009 do të fillojmë aplikimin dhe prodhimi e dokumenteve të identitetit dhe që të fillohet ajo po punohet kudo, po punohet për dokumentet vetë për dizajnimin dhe prodhimin e dokumenteve që është një punë që thuajse ka mbaruar, ndërkohë dokumentet e papersonalizuara janë të gatshëm pas përcaktimit të modele përfundimtare për tu prodhuar. Në një lloj mënyre kompanitë qe po prodhojnë pasaportat dhe kartat janë duke i dhënë dorën e fundit para se të nisin prodhimin në seri, çështje ditësh. Sot do ta marrim, pas 10 ditësh dokumentin biometrik të identitetit, letërnjoftimin dhe pasaportën, do të vijnë të aktivizojnë atë nëpërmjet shenjave të gishtave me radhë që i jep sigurinë maksimale për dokumente maksimal.”
Dokumentet e reja do te kenë disa dhjetëra element sigurie, të cilat për shumë arsye nuk bëhen publike. Të kombinuara mjaft mirë ato do t’i japin dokumentit te identitetit një siguri maksimale që sistemi në përgjithësi do të lehtësojë cilësinë e verifikimit te identitetit të çdo personi./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani
Operator: Isdor Rudho